Top News - Prodhuesit e makinave padisin Trump për taksat mbi Kinën

  • 3 years ago
Prodhues të mëdhenj makinash janë duke paditur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara për taksat e importit që ka vendosur mbi pjesët kineze.


Tesla është bërë firma e fundit e automjeteve që i kundërshton detyrimet doganore, të paraqitura nga administrata e presidentit Donald Trump, dhe kërkon rimbursime. SHBA-ja dhe Kina kanë vendosur taksa kufitare mbi mallrat dhe shërbimet e njëra-tjetrës, në kuadër të një lufte tregtare.

Një numër padish raportohet të jenë paraqitur, ditëve të fundit, nga prodhuesit e makinave në Gjykatën e Tregtisë Ndërkombëtare, në Nju Jork. Mercedes-Benz, në padinë e tij, e ka akuzuar Uashingtonin për ?ndjekjen e një lufte të paparë dhe të pakufizuar tregtare, që ka ndikuar në mbi 500 miliardë dollarë importe nga Republika Popullore e Kinës?.

Tesla ka thënë se tarifat janë ?arbitrare? dhe ?abuzim me lirinë e veprimit?. Trump, prej kohësh, e ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale. Në Kinë, ekziston një perceptim se Amerika po përpiqet ta frenojë rritjen e saj si një fuqi ekonomike globale.

Këtë muaj, Organizata Botërore e Tregtisë ka konstatuar se tarifat e vendosura nga SHBA-ja ndaj mallrave kineze, janë ?në kundërshtim? me rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë ka nisur në vitin 2018.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#China#TopChannel

Recommended