"Do të vdes brenda", banorët e Unazës së Re kërkojnë negociata me qeverinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka vijuar edhe gjatë orëve të pasdites së sotme protesta e banorëve që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re.

Ata kundërshtojnë prishjen e banesave, pa ua legalizuar më parë, në mënyrë që të kenë mundësi të dëmshpërblehen.

Në mbështjetje të tyre ishin dhe deputetë demokratë.

Banorja: Na tha do t'ua bëjmë legalizimet falas dhe nuk na i bëri as me pagesë, që ne ishim dakord të paguanim të gjithë detyrimet. I bëjmë thirrje Edi Ramës të na legalizojë shtëpitë dhe të mos na i prishë. Rruga të bëhet, nuk kemi kundërshtim, por jo të zgjerohet aq sa thonë ata.Shtëpinë time nuk e kap fare po ta krahasosh me krahun matanë, që e kap zona e Kasharit.Ky është vetëm një sebep për të prishur shtëpitë.

Të vijë një përfaqësues i qeverisë dhe të bisedojë me ne, se ne nuk dalim nga shtëpitë dhe nuk i lëshojmë se është djersa e 25 viteve. I kam fëmijët në emigrim, 18 vjet që nuk i shikoj, që më kanë sjellë lekët dhe kam bërë atë shtëpi atje dhe sot shembet.Ku do të jetoj unë sot që po shkoj 60 vjeç? Bëj dot shtëpi unë, pa pension jam, burri është me pension të parakohshëm. Kush do më ushqejë mua, me atë shtëpi mbahem, kam një dyqan të vogël aty.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/do-te-vdes-brenda-banoret-e-unazes-se-re-kerkojne-negociata-me-qeverine

Recommended