Ora News - Banorët e Unazës së Re kërkojnë anulimin e plotë të projektit
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Temperaturat e ulëta në kryeqytet nuk penguan banorët e Astirit ti qëndrojnë strikt kauzës së tyre për mbrojtjen e banesave.

Ora 17:00 i gjeti në Unazën e Re, ku si çdo pasdite bllokuan qarkullimin për një orë.

Banorët denoncuan se edhe pse prokuroria ka nisur hetimet për aferën te Unaza, vijojnë tu vijnë njoftime që të lirojnë banesat.

Me paralajmërimin për qeverinë që të mos guxojnë të hyjnë në Unazë të Re për prishje banesash, banorët patën një thirrje edhe për kryebashkiakun Veliaj që të kthejë ndriçimin për zonën.

Banori: Projekti në Unazë të Re ka dalë korruptiv dhe me sa di unë prokuroria ka nisur një hetim. Jo më larg se sot ka ardhur në letër për prishje, brenda 10 ditëve i kanë thënë një komshiu tonë që ti duhet të lirosh banesën. Në çdo vend të botës kur merret në hetim një projekt duhet të ndalohet aty, jo të çojnë letra për prishje. Zbatoni ligjin se do të shkoni të gjithë në burg.Mos tentoni për të hyrë në Unazë të Re se do të shkoni në burg se keni shkelur ligjin. Nuk mbuloni dot krimin që doni të bëni në Unazë të Re.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thirrja-e-banoreve-te-unazes-se-re-zbatoni-ligjin-se-do-te-shkoni-te-gjithe-ne-burg
Recommended