Ora News - Me ose pa turqit aeroporti i Vlorës do të ndërtohet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse negociatat me konsorciumin turk nuk do të mbyllen qeveria është e vendosur të ndërtojë me buxhetin e vet aeroportin e Vlorës.

Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese inistri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e vlerësoi këtë aeroport si të domosdoshëm për turizimin.

Damian Gjiknurin: Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Janë parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partenireteve Publik Privat të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë.

Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike."

Më 17 janar 2018 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmoi se konsorcium i tri kompanive turke: Cengiz Construction; Kalyon Construction dhe Kolin Construction, ka paraqitur ofertën.

Aeroporti i Sarandes dhe i Kukesit do ndertohet nga Privati

Gjithashtu në projekte janë dhe ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe i Kukësit. Këto dy aeroporte do të ndërtohen nga privati.

Damian Gjiknuri: Të njëjtën gjë po shikojmë për Sarandën. Do të jetë një projekt jo me buxhet shteti por jemi të gatshëm me parternitet privat, investim tërësisht privat të mundësohet dhe aty një aeroport.

Dikush do të thotë po si ka mundësi dy aeroporte në jug? Jo. Nga studimet e fizibilitetit mundësohet dhe një projekt turistik në Sarandë, pra një aeroport sepse korfuzi është i mbingopur dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë mbi 600 mijë qytetarë. Do të thotë që ka një fluks të madh njerëzish që lëvizin në drejtim të Sarandës. Saranda ka dhe kapacitete akomoduese më shumë se cdo vend tjetër i Shqipërisë.

Kemi hapur garën për aeroportin e Kukësit që do të jetë një investim tërësisht privat. Pra koncesionohet aeroporti i Kukësit me shpresë që të ky të përdoret nga linajt me kosto të ulët. Sipas studimeve paraprake të fizibilitetit ka interes qoftë nga pjesa e Kosovës qoftë nga pjesa veriore e Shqipërisë, sidomos për disa destinacione si Zvicra, Britania e Madhe.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/me-ose-pa-turqit-aeroporti-i-vlores-do-te-ndertohet

Recommended