Ora News - Dueli ndaj Kastriotit, Gega: Marrim 3 pikët dhe largojmë presionin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skënder Gega kërkon nga lojtarët e tij që të mos e nënvlerësojnë Kastriotin pavarësisht pozicionit që krutanët kanë në renditje. Në konferencën për shtyp trajneri i Partizanit foli me vlerësim për kundërshtarin por theksoi se fitorja është i vetmi synim për të mos u shkëputur nga Skënderbeu në krye.

"Dua të marr maksimumin, pasi shkojmë për fitore. Jemi Partizani, pa nënvlerësuar Kastriotin, pasi shumë ekipe ndaj nesh kanë luajtur mirë, edhe Kastrioti si ndaj nesh edhe ndaj Skënderbeut. Jam trajner dhe kam qenë futbollist dhe kam injektuar te ekipi që nuk ka nënvlerësim. 3 pikët ndaj Katriotit janë njëlloj si ndaj Skënderbeut."

Diferenca me Skënderbeun në krye është vetëm 1 pikë, por thotë se presioni është prezent kur objektivat janë madhorë.

"Presioni kur je në vend të parë dhe të dytë e përgjegjësitë janë të mëdha. Duhet të jemi të qartë të marrim maksimumin. Sot jemi në vendin e dytë me një pikë mbrapa vendit të parë. Ne nuk duhet të ndahemi nga kryesuesit dhe do i vlerësojmë të gjitha skuadrat një nga një. Kemi edhe 26 ndeshje në lojë."- tha Gega.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dueli-ndaj-kastriotit-gega-marrim-3-piket-dhe-largojme-presionin

Recommended