Ora News - Fitorja ndaj Tiranës, Skënder Gega ul euforinë: S'jemi për titull

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skënder Gega ka marrë fitoren e parë si trajner në derbin e kryeqytetit. Tekniku është ndalur për mediat pas fitores me Tiranën, ku është shfaqur mjaft i kënaqur për arritjen e 3 pikëve.

"Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë. Një takim i luftuar edhe nga Tirana. E kishim praktikuar gjatë gjithë javës dhe ia dolëm ta shfaqnim edhe gjatë lojës. Ndoshta nuk ishte ndonjë spektakël me gola megjithatë lojtarët u përgjigjen. Gjithë javën jemi përgatitur për këtë. Menduam t'i mbanim jashtë presionit, jashtë Tiranës pasi është një ndeshje mes dy legjendarëve, mes dy klubeve që kanë një shekull që luajnë kundër njëri-tjetrit. Fitorja është një 3 pikësh, asgjë më tepër, por është përballë Tiranës dhe na rrit moralin e na jep qetësi për ndeshjen tjetër."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fitorja-ndaj-tiranes-skender-gega-ul-euforine-sjemi-titull

Recommended