Ora News - Objektivat, sfida me Skënderbeun dhe merkato, Gega i shpalos të gjitha
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dal sot përpara mediave në kuadër të takimit të ditës së premte përballë Skënderbeut. Trajneri gjithashtu ka sqaruar edhe negociatat e merkatos apo mundësi për afrime të tjera.

E nisni sezonin ndaj Skënderbeut, si po e përjetoni këtë përballje të parë?

Është e vërtetë që është ndeshja e parë kundër ekipit ndoshta më të fortë në pesëvjeçarin e fundit, nuk është se na krijon trysni më të mëdha se sa është zakonisht. Ky është testi i parë i vërtetë. Jemi të përgatitur për këtë test se u bë kaq kohë në fazë përgatitore, ndeshjet e UEFA-s, disa ndeshje miqësore, një turne në Durrës. Kështu që vijmë në momentin më të mirë për tu ballafaquar me sukses në këtë sfidë.

Si e shihni Skënderbeun, në krahasim me vitet e tjera?

Mendoj që Skënderbeu e ka bazën e ekipit, pavarësisht nga lëvizjet që ka bërë, edhe prurjet e reja. Besoj që ka kualitetin dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Besoj se duhet respektuar për vetë historinë e tyre edhe për momentin. pavarësisht nëse ka mungesa apo se ka bërë lëvizje të mëdha. Por duhet të mësojmë të respektojmë veten tonë, të dimë se për çfarë shkojmë dhe për çfarë jemi përgatitur, besoj se kemi gati.

Si e sheh gjendjen e ekipit pas pjesëmarrjes në turneun në Durrës?

Kjo ishte që në llim ideja, që të shihnim të testonim ekipin në dy ndeshje nga 45 minuta, edhe pse me dy skuadra të ndryshme. Në ndeshjen me Teutën besoj se e arritëm objektivin, jo vetëm se morëm Kupën, por për mënyrën se si luajtëm, se kishim punuar për të dhe nesër do të bëjmë maksimumin që ekipi të shfaqë atë për të cilën është përgatitur.

Kush është më i fortë mes Partizanit dhe Skënderbeut?

Nuk mund ta them, se secili ka planet dhe parametrat e veta. Besoj se, pa dalë nga modestia, jam jashtëzakonisht i kënaqur me këtë grup lojtarësh që kemi, se jemi përgatitur për çdo gjë sipas ideve, e kemi të gjithë të qartë si trajner e lojtarë, urojmë që të premten të shkojnë gjërat mirë.

Si e parashikoni ndeshjen në Korçë?

Unë nuk para parashikoj, nuk para jap parashikime për rezultatin, futbolli i ka të tre rezultatet. Ne do të mundohemi të marrim maksimumin, dihet që pretendimet tona janë shumë të larta, për vetë historinë dhe klubin. Unë kam dëshirë ta lloj me një sukses, edhe vetë çunat po ashtu.

A ka gjë që ju shqetëson përpara kësaj sfide?

Asgjë, shqetësimi është derisa të llojë loja. Në ditët e para kisha shqetësime ndoshta me lojtarët, mentalitetin, frymën që deshëm të sillnim. Në ditët e para ishin presione të brendshme normale në futboll. Por tani jam i kënaqur, janë sheshuar gjërat dhe pjesa më e madhe e ekipit është gati. Uroj që këtë punë që e kanë bërë në stërvitje ta shfaqin nesër.

Cili është plani i lojës së Partizanit për takimin ndaj Skënderbeut?

Tw premten, është pjesë e planit të ndeshjes, se si do të luajmë në llim, gjatë apo në pjesën e dytë. Do të shoh në seancën e fundit, do të mundohem të dalim me një ndeshje të fort...
Recommended