Ora News - Panairi i suvenireve turistike, Saranda shpalos traditën para turistëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
80 artizanë nga i gjithë vendi po prezantojnë punimet e tyre të veçanta në Panairin e Suvenireve Turistike në Sarandë që këtë vit është në edicionin e shtatë. Organizimi që zgjat tri ditë synon promovimin turistik të resurseve të traditës së artizaneve, që kanë tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë.

Në Sarandë ngriti siparin edicioni i shtatë i Panairit të Suvenireve Turistike.

80 artizanë nga zona të ndryshme të vendit janë të ndarë në 60 pavione ku prezantojnë punimet në shëtitoren buzë detit, aty ku më parë ka qenë tregu i Suvenireve.

Artizanët shqiptarë sjellin pranë njëri-tjetrit në këtë event kombëtar tradita të ruajtura me fanatizëm e të trashëguara brez pas brezi në punën me dorë, tezgjah, shtiza e filigram por edhe punime të kryera me teknika më të reja.

Synimi është promovimi i turizmit por dhe traditave të artizaneve shqiptare, që në 7 vjet ky panair duket se ia ka dalë me sukses, pasi gjithmonë e më shumë tërheq vemendjen e turistëve të shumtë që po kalojnë pushimet në brigjet e Jonit.

Ndërsa krahas punimeve artizanale për vizitorët është çelur edhe një ekspozitë me fotografi të Sarandës nga fotografi Luan Qendro.

Panairi do të jetë i hapur për tri ditë me radhë si organizim i Agjensisë AJMMI me mbështetjen e bashkisë së Sarandës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panairi-i-suvenireve-turistike-saranda-shpalos-traditen-para-turisteve
Recommended