Ora News - Kuvendi i Shqipërisë bashkëpunon me 23 institucione të arsimit të lartë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët e parlamentit do të asistohen prej pedagogëve të 23 universiteteve gjatë diskutimit të projektligjeve. Përmes një marrëveshjeje të firmosur prej kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat merret angazhimi dhe për monitorimin e punimeve në komisione dhe në seanca.

Ruçi: Do të bëj ç?është e mundur që kjo marrëveshje, vërtetë të funksionale dhe të jetë produktive me interes të përbashkët, si për Kuvendin e Shqipërisë, ashtu dhe për gjitha institucionet që ju përfaqësoni.

Drejtuesit e universiteteve propozuan që arsimi të shpallet prioritet kombëtar.

Lekë Sokoli: Ka ardhur koha që të gjithë bashkë, ta shpallim arsimin si prioritet kombëtar të shqiptarëve. Sot arsimi nuk është një prioritet politik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kuvendi-i-shqiperise-bashkepunon-me-23-institucione-te-arsimit-te-larte
Recommended