Ora News - Muzeu Kombëtar do transformohet
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Muzeu Kombëtar do të rikonstruktohet. Drejtorja e Institutit të Monumenteve të Kulturës deklaron se vlera e investimit është rreth 13 mln euro dhe në projekt parashikohet ndërhyrje e plotë e madje edhe riparim i objekteve që ndodhen në muze. Aktualisht Muzeu Kombëtar është në një gjendje të mjeruar ku për shkak të lagështirës po dëmtohen objektet të rëndësishme historike.

Pasi u la për vite me radhë pa asnjë investim serioz Muzeu Kombëtar do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë. Projekti pritet të përfundojë në dhjetor dhe të vetmet detaje që janë zbuluar nga Ministrja Kumbaro ne Facebook kanë të bëjnë me fasadën, bar kafenete dhe çështje te tjera që lidhen më shumë me imazhin sesa me nevojat e vërteta që ka muzeu. Nevoja që kanë të bëjnë me restaurimin, shpëtimin dhe ruajtjen e objekteve të ekspozuara, që si pasojë e mungesës së kondicionimit bashkë me vizitorët, në verë dergjen nga vapa e në dimër vuajnë temperaturat e ulëta, çka ve ne rrezik objektet e ekspozuara.

Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve: Do të kalojnë në proçesin e restaurimit të pastrimit, të konservimit pra të gjitha procest teknike dhe patjetër në opinionin e ekspertëve, patjetër që koleksioni do të duhet të pasurohet pasi po flasim për 40 vjet ekspedita arkeologjike në proces. Kanë dalë edhe elementë të rinj nga gërmimet e fundit. Pra mund të ketë arte fakte që mund të shtohen ose zëvendësohen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/muzeu-kombetar-do-trasformohet
Recommended