Ora News - "Marubi" Muzeu Kombëtar i Fotografisë shënon rekorde vizitorësh
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muzeu kombëtar i fotografisë ?Marubi? i ka dhënë një tjetër dimension vizitave të turistëve vendas e të huaj në qytetin e Shkodrës!

Muzeu ku Historia, traditat dhe kultura e vendit tonë shpaloset përmes fotografive është kthyer në destinacion më vetë në kryeqendrën e veriut.

Tea Çuni, pergjegjese e sektorit te komunikimit dhe promovimit thotë: Vizitori është i interesuar kryesisht për historinë e fotografisë, zhvillimin e saj dhe Shkodrën që mirëpriti një studio fotografike. Edhe këtë verë numri i turistëve ka ardhur në rritje, duke përmbysur shifrat e një viti më parë.

Deri në muajin tetor do të vijojë të jetë e hapur ekspozita e përkohshme e fotografit Angjelin Nenshati, ?Dëshmitar mes dy kohëve?. 3500 vizitorë deri më tani kanë shijuar fotografitë e ekspozuara të këtij fotografi, që i la Shkodres një pasuri të paçmuar imazhesh.

Tea Çuni: Janë disa fotografi të pashfaqura më parë të periudhës së komunizmit dhe të ndërrimit të sistemeve.

Vjeshta do të sjellë të tjera ekspozita dhe surpriza për vizitorët e muzeut, pasi në Shkoder pritet të mbërrijnë veprat e fotografit Felix Nadar.

Marubi pa frikë mund të cilësohet si një prej krenarive të Shkodres dhe Shqipërisë, pasi pasuria e radhë që ka ky muze, e bën vendin tonë të listohet mes shteteve që kanë shënuar historinë e fotografisë botërore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/marubi-muzeu-kombetar-i-fotografise-shenon-rekorde-vizitoresh
Recommended