Ora News - Barazia para ligjit, jo e plotë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në konferencën për organet e barazisë në kuadër të të drejtave të njeriut, ambasadori i OSBE Bernd Borchardt tha se në Shqipëri nuk zbatohet si duhet ligji për të mbrojtur njerëzit që kanë nevojë. Megjithatë për deputeten, Vasilika Hysi, institcionet e barazisë kanë bërë një punë të mirë që është vlerësuar nga Bashkimi Europian.

Barazia përpara ligjit është e garantuar nga legjislacioni shqiptar, i cili është në përditësuar dhe në përputhjë me atë europian, por zbatimi i ligjit është i mangët.

Ky ishte përfundimi i ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt, i cili në konferencën e organeve të barazisë dhe pavarësinë e tyre, solli shembullin e tij nga zona ku banon.

Bernd Borchardt: Vetëm disa ditë më parë, kur po dilja nga pallati ku banoj, pashë një polic teksa largonte një grua të moshuar nga trotuari, ku po shiste prodhimet e bahçes së saj. Po në atë çast, vetëm 10 metra larg tij, një makinë ?Porsche? po parkonte duke bllokuar rrugën. Me shqipen time të çalë, e pyeta policin se përse e shpërfilli makinën dhe përzuri gruan e moshuar. Përgjigjja e tij e vetme, nëse e kuptova mirë, ishte se kjo gjë ishte problem. M?u kujtua libri i famshëm ?Ferma e kafshëve?: të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/barazia-para-ligjit-jo-e-plote?fbclid=IwAR3hxYtEMohiweZYr4BEhWWqYTNvuwGVmw27MH_2tsUUE8SQh0aSlNbs1ps#.W9cjAZOIYC8.facebook

Recommended