Ora News - Kapllanaj: Në Lushnje na sulmuan, FSHF e ka falur presidentin e Bylisit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj, njëkohësisht edhe President Nderi i Bylisit në një bisedë telefonike për ?Ora News" sqaroi incidentin në Lushnje duke u shprehur se gjithçka ishte e organizuar.

Takimi ndërmjet Lushnjes dhe Bylisit i zhvilluar të shtunën në stadiumin ?Roza Haxhiu?, që përfundoi me fitoren e ballshiotëve 0-1 degjenoi në dhunë. Tifozët vendas ofenduan në kor dhe sulmuan drejtuesit e Bylisit dhe presidentin Besnik Kapllanaj me motivacionin se janë provokuar.

Por kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj, njëkohësisht edhe aksioner i klubit në një bisedë telefonike për ?Ora News? i hodhi poshtë këto pretendime.

"Nuk është aspak e vërtetë që ne të kemi provokuar tifozët e Lushnjës sepse ne jemi njerëz të përgjegjshëm, deri në një moment ku Bylis ka pasur një rast të pastër për të shënuar në minutën e 38-të të pjesës së parë, ku futbollisti jonë ishte tek e tek me portierin. Në këtë moment reaguam kemi reaguar ndaj lojtarit tonë që humbi një rast të pastër. Tifozeria që kemi pasur afër ka reaguar duke sharë me emra konkret, presidentin e klubit, kryetarin e Bashkisë dhe nisën që ta na gjuajnë me shishe dhe sende të tjera."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapllanaj-ne-lushnje-na-sulmuan-fshf-e-ka-falur-presidentin-e-bylisit

Recommended