Ora News - Betohen 7 deputetët e rinj, Lefter Maliqi sulmon Bashën: Kryetar me mandat të falur

  • 5 years ago
#oranews
Shtatë deputetë të rinj kanë bërë betimin në parlament, duke u ulur në karriget e lëna bosh prej PD dhe LSI. Lefter Maliqi vendosi të zërë vendin e Lulzim Bashës, ndërsa Alban Zeneli u shpreh se ka ndryshuar mendje sa i përket djegies së mandatit, pasi sipas tij protesta më e mirë është në parlament. Për shkak se opozita ka vendosur të zhvillojë protestën e rradhës në 16 mars, deputetët e mazhorancës kanë hyrë të pashqetësuar në sallën e Kuvendit.

Pas një muaji protesta dhe thirrje kundër tyre nga ana e opozitës, deputetët socialistë kanë shfrytëzuar hyrjen qëndrore për të marre pjesë në parlament.

Edhe pse zgjati më shumë se 3 orë, i vetmi lajm në seancë ishte betimi i 7 deputetëve të rinj të opozitës, dy nga Partia Demokratike e 5 nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sot u betuan Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti.

Aktualisht opozita ka 14 deputetë në Kuvend, ndërsa emra të tjerë kanë shprehur gadishmërinë për të marrë mandatin.

Alban Zeneli, i cili suprizoi me vendimin e tij për të marr mandatin, tha se në Kuvend do të vijojë betejën kundër qeverisë Rama.

Zeneli: Mendoj se interesat e qytetarëve që na kanë votuar unë si Alban mund ti mbroj më mirë brenda parlamentit me statusin e deputetit sesa në rrugë.

Kishte dhe nga ata deputetë, të cilët nuk e kishin të qartë për kë do të shkojë vota e tyre.

"Nuk e di si do të votoj".

Lefter Maliqi, i cili mori mandatin në Berat, zuri karrigen e Lulzim Bashës në sallë, ndërsa rezervoi edhe akuzat të forta për të.

Maliqi: Pata këmbën e mbarë, fati që zura edhe vendin e kryetarit me mandat të dhuruar të PD-së dhe jam i bindur që brenda dy muajve me besim absolut që rreshti këtej nga opozita do të jetë plot, të jeni mëse të bindur për këtë. Mos të kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë që jemi këtu, do të jemi zë tepër i vërtetë. U drejtohem të gjithë demokratëve që gënjehen nga kryetari me mandat të dhuruar që ëndërron të bëhet kryeministër me dhuratë, kryeministër mund të bëhesh vetëm me vota, me mund dhe djersë.

14 deputetët të cilët morën mandatet e opozitës, po tentojnë të krijojnë një grup parlamentar.

Enver Roshi që vjen nga lista e lsi-së në Elbasan, në emër të gjithë deputetëve të rinj tha se do jepet votë pro për çdo cdo ligj për integrimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opozita-nuk-rrethon-parlamentin-sot-betohen-deputetet-e-rinj-te-opozites
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended