Ora News - PS tërhiqet nga Arta Vorpsi, “bllokon” Presidentin Meta

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ligji i ri i propozuar për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e ndihmon të përzgjedhurën e socialistëve Arta Vorpsi të jetë përfundimisht anëtare e kësaj gjykate. Vetë PS është detyruar të tërhiqet nga efekti prapaveprues i këtij ligji, që siç ishte më parë i jepte mundësi gjyqtarëve që nuk ishin betuar, ta bënin atë sipas ligjit të ri.

As me ligjin e ri të propozuar për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese mazhoranca nuk e bën dot Arta Vorpsin anëtare të këtij institucioni.

PS u tërhoq nga efekti prapaveprues i ligjit të miratuar në komision, i cili në propozimin fillestar i jepte të drejtë Gjyqtarëve të zgjedhur, të emëruar që nuk kanë bërë betimin, të betohen sipas rregullave të këtij ligji të ri.

Por socialistët kanë menduar që t?i heqin të drejtën Presidentit për të bllokuar magjistratët për t?u bërë anëtarë të Kushtetueses. Me ligjin e ri Kreu i Shtetit ka vetëm 10 ditë kohë për të thirrur gjyqtarin, në rast të kundërt mazhoranca ka menduar një mekanizëm zhbllokues.

Alket Hyseni: Nëse një nga institucionet që mund të jetë një nga Këshillat, ose KLGJ ose KLP, mund të jetë Presidenti i Republikës, nuk mund të bllokojë fillimin e punës së një zyrtari. Në rastin konkret është prezantuar forma me shkrim, e cila është një formë e njohur në shumë praktika kushtetuese të vendeve të ndryshme demokratike.

Çështja e Arta Vorpsit dhe e Marsida Xhaferllarit ndodhen në Komisionin e Venecias, e cila pritet të marrë zgjidhje në seancën plenare të 20 marsit, ku Ilir Meta do të mbrojë dekretin e tij përballë anëtarëve të Komisionit dhe mazhorancës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ps-terhiqet-nga-arta-vorpsi-bllokon-presidentin-meta

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended