Ora News - Fshatrat Grudë e Guci e Re në Shkodër po thahen për ujë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky autobot i ndërmarrjes së ujësjellës ? kanalizime Shkodër, u than etjen banorëve të fshatrave Grudë dhe Guci e Re.

Një herë në javë ai i furnizon me ujë, zonat me 4000 banorë ku në çezma uji nuk rrjedh prej vitesh, ndërsa puset kanë thanë si pasojë e thatësirës së tejzgjatur

Të njëjtën procedurë autoboti kryen edhe në shkolla, atje ku mungesa e ujit po rrezikon përhapjen e sëmundjeve.

Fitim Buhajt, Drejtor shkolla ?Haxhi Hajdari?: Kemi vazhduar mësimin me vështirësi për larjen e banjove.

Zgjidhja e furnizimit me ujë nga bashkia është provizore, ndërsa pranojnë se prej vitesh nuk janë përballur me një thatësirë të tillë.

Gjelosh Doçaj, Drejtor shkolla ?Tringe Smajli?: Është një vit i jashtëzakonshëm për mungesën e ujit.

Inspektoriati i Higjenës përballë kësaj situate ka vendosur të mos pezullojë mësimin në shkolla, por vetëm i ka kërkuar Bashkisë Shkodër përmes një shkresë që të furnizojë me ujë cdo ditë institucionet ku mësojnë 520 nxënës
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fshatrat-grude-e-guci-e-re-ne-shkoder-po-thahen-uje

Recommended