Ora News - Turizmi në Shqipëri, akademiku spanjoll: Fokusohuni në një ide, rrisni investimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Potencialet turistike të Shqipërisë por edhe menaxhimi më i mirë i resurseve natyrore kanë sjellë në Shqipëri një nga akademikët më të njohur në Spanjë, Carlos Diez de la Lastra.

Në takimin që zhvilloi me përfaqësues të hoteleri-turizimit, drejtuesi i një prej Universiteteve më të mira në botë për Hospitality and Managment dha disa këshilla se si sektori i turizmit mund të njohë zhvillim të mëtejshëm
Lastra: Gjëja më e rëndësishme është të jeni të fokusuar në një ide, në një koncept që të jetë tërheqës por që të bëjë edhe diferencën me vendet e tjera të rajonit. Së dyti ne duam që ju të mendoni më shumë për të ardhmen dhe të investoni në talentin e njerëzve por edhe në marketin i cili duhet të përfshijë çmimet, eksperiencën dhe burimet njerëzore për turistët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turizmi-ne-shqiperi-akademiku-spanjoll-fokusohuni-ne-nje-ide-rrisni-investimet

Recommended