Ora News - Vlahutin: Nuk ka asnjë ide për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka shuar të gjitha dyshimet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Nga Berati ajo foli e vendosur se nuk është e vërtetë një gjë e tillë dhe se deklarata e kryeministrit të Bullgarisë ishte një keqinterpretim.

Pyetje: Ka BE ndonjë ide për ngritjen e kampeve të azilantëve?

Romana Vlahutin: Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund tjua siguroj që është absolutisht një jo. Pra ideja është që ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë.

Pra ideja është që ka dy arsye sepse është diskuatuar kjo lloj gjeje e qendrës. E para e punës sepse është mirë që të vendoset këtu sepse shteti shqiptar po bën një punë shumë të mirë kur bëhet fjalë për punën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parnadalimit të tij dhe nga ana tjetër Shqipëria ka një model të mirë të harmonisë fetare dhe kjo e bën një vend shumë të mirë për të pasur një qendër rajonale që e përsëris absolutisht që nuk ka të bëjë me të kthyerit.

Në lidhje me hapjen e negociatave, Vlahutin tha se Shqipëria ka punuar, por kjo varet nga vendimi që do të marrin vendet anëtare dhe për këtë duhet pritur deri në fund të qershorit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-nuk-ka-asnje-ide-ngritjen-e-nje-kampi-refugjatesh-ne-shqiperi

Recommended