Ora News - Për çdo problem në rrugët kombëtare denonconi në "Rruga Dixhitale"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse hasni me probleme në rrugë kombëtare përsa i përket sinjalistikës apo mirëmbajtes mund të bëni një ankesë në aplikacionin "Rruga Dixhitale".

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, u shpreh se kjo mënyrë raportimi nga qytetarët do të ndikojë në rritjen e performancës nga institucionet por njëkohësisht do të rrisë edhe transparencën.
Maryam Salim: Jemi të interesuar të shohim nivele të lata të pjesëmarrjes publike për shpërndarjen e informacionit pasi kjo do të siguronte më shumë transparencë do përmirësonte performancën e institucioneve publike dhe mbi të gjitha është një mjet për të luftuar korrupsionin.Platforma synon që të mbledhë informacion sa më të shpejtë për gjendjen e rrugëve.
Ndërkohë për ministrin, Damian Gjiknuri, kjo nismë do të ndikojë sidomos në matjen e performancës së kompanive të mirëmbajtes për të cilat kishte edhe kritika.

Banka Botërore financon një sërë projektesh për mirëmbajtejn e akseve rrugore në vend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/cdo-problem-ne-rruget-kombetare-denonconi-ne-rruga-dixhitale
Recommended