Ora News - Shuhet në moshën 89-vjeçari shkrimtari Fatos Arapi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi.

Arapi ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008 e fitoi "Kurorën e artë" në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi.

Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela:

Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

Meta shpreh ngushëllime

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të shkrimtarit.

Meta: Vepra e tij e pasur dhe kontributi i jashtëzakonshëm, do të mbeten unikale në letërsinë shqipe, si dëshmi e një individualiteti me kontribute të vyera. I veçantë dhe i paharruar do të mbetet për mua takimi me të, kur student 20-vjeçar, e ftova për një bisedë me një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndahet-nga-jeta-shkrimtari-fatos-arapi

Recommended