Ndahet nga jeta poeti dhe përkthyesi Fatos Arapi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndahet nga jeta në moshën 88-vjecare, poeti dhe përkthyesi Fatos Arapi.  Prej thuajse 7 vitesh artisti ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, e nuk dilte në publik, madje edhe për botimin e veprës së tij të fundit, është kujdesur i biri.Arapi solli në shqip vargjet e Safos dhe ato të Pablo Nerudës. i konsideruar si një poet romantik, Fatos Arapi nuk rreshti asnjëherë së krijuari për lirinë dhe dashurinë, edhe pse në Shqipërinë komuniste iu ndaluan shumë vargje. Një nga veprat e tij poetike ?më jepni një emër?, u ndalua nga Enver Hoxha, menjëherë pas botimit të kopjeve të para.Fatos Arapi është jo pak i njohur edhe në festivalet e fundvitit, si tekstshkrues, e është i pari poet që u nderua me një çmim letrar jashtë Shqipërisë.
Recommended