Ora News - "Babalja", Sokolaj: Fredi Alizoti ka kontaktuar me kreun e Policisë, Veliu

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, tha se Alfred Alizoti i përfshirë në të ashtuquajturën çështja "Babalja" ka pasur kontakte me drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Sokolaj: Nga informacionet jo zyrtare që kam, ky person ka pasur një kontakt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, i cili është njoftuar nga drejtori i Policisë së Fierit. Nuk jam në dijeni nëse drejtori i policisë është takuar, por burimet që kam se ky person ka pasur një kontakt. Siç kam njohuri që ky person nuk është çuar nga drejtori tek Krimet e Rënda. Videoja është një situatë jo shumë reale. Atij i ka shkuar një person me kamera në trup dhe është përpjekur ta tensionojë. Mos të harrojmë se është një person i dënuar për vjedhje. Çdo hetues i aftë dhe i zoti nuk mund ta marrë dëshminë e tij për bazë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/babalja-sokolaj-fredi-alizoti-ka-kontaktuar-me-kreun-e-policise-veliu

Recommended