RTV Ora - "Babalja", Bardhi e mohon: Nuk jam takuar kurrë me Fredi Alizotin
  • 5 years ago
#rtvora
Pas dhënies së dëshmisë për çështjen 'Babalja", ish deputeti i PD, Gazmend Bardhi mohoi se është takuar me Fredi Alizotin.

Bardhi tha para gazetarëve se dëshmia e Alizotit, i cili pretendoi në gjyq se ishin takuar rastësisht, ishte gënjeshtër . Ndërsa shtoi se e ka parë për herë të parë sot në sallën e gjyqit.

Gazmed Bardhi: "Zotëria pretendoi se rastësisht jemi takuar. Në fakt është gënjeshtër. Unë atë zotërinë e shikoja për herë të parë në sallën gjyqit.

Ndërkohë Bardhi përsëri se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga gjykata për tu paraqitur forcërisht për të dhënë dëshminë. Ai shtoi se është njoftuar nga mediat se duhej të paraqitej në gjykatë.

Gazmed Bardhi: "Nuk kam marrë asnjë kërkesë për tu paraqitur forcërisht në gjykatë. Jam njohur nëpërmjet medias për nevojën që kishte gjykata që unë të paraqitesha për të dëshmuar në këtë proces. Lidhur me procesin kam marrë vetëm një njoftim për thirrjen time si dëshmitar në datën 24 korrik 2019 ku për shkak të një aktiviteti politik e kam pasur të pamundur të paraqitem.

Më pas në asnjë seancë tjetër gjyqësore nuk kam pasur asnjë njoftim për të dëshmuar në këtë proces. Nëse do kisha pasur do kisha ardhur në çdo proces që do isha thirrur nga gjykata. Për shkak se kjo çështje u bë mediatike dhe mora njoftimin nga media se duhet të paraqitesha në gjykatë si dëshmitar në 4 shtator me vullnetin tim të lirë jam paraqitur për të dëshmuar."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/babalja-bardhi-e-mohon-nuk-jam-takuar-kurre-fredi-alizotin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended