Ora News - "Fredi Alizoti mori një 'pako' nga 'shefi i madh'"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Partinë Demokratike, Fredi Alizoti, është sajesë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve, duke fabrikuara sajesa për të mbrojtur vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm nga burgu.

"Alizoti ka takuar ?shefin e madh? dhe ka marrë një ?pako? prej tij, por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk e heton se kush është ?shefi madh? dhe çfarë vlere ka pako e ofruar prej tij", thotë ai.

Deklarata e Alibeajt: Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.

Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:

Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë ?hap gojën sa do?.

Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: ?Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart?? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët ?Mora një pako të mirë?.

Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet ?lart ku më latë?. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë ?Shefin e madh? me patjetër atë ditë, duke e garantuar se ?nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fredi-alizoti-mori-nje-pako-nga-shefi-i-madh
Recommended