Ora News - Inceneratori i Sharrës, banorët kundërshtojnë çmimin e shpronësimit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Sharrës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i Inceneratorit, shprehen të pakënaqur me çmimin e shpronësimit. Ata thonë se me lekët që do të përfitojnë nuk mund të blejnë tokë tjetër dhe as mund të përballojnë jetesën. Për Ora News, banorët shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë asnjë ndërtim.

Kjo tokë është i vetmi burim të ardhurash për familjen e Ardian Lamuçës. Por e vetmja pasuri e tij preket nga ndërtimi i inceneratorit të Tiranës në Sharrë.

Çmimi me të cilin llogaritet toka është 448 lekë për metër katror dhe vlera totale shpronësimit shkon në 1.2 milionë lekë. 50 vjeçari thotë se këto lekë janë të pamjaftueshme për të blerë sërish tokë apo për të përballuar jetesen.

Ardian Lamuça, banor: "Me letra janë 3-4 dylym, do të marrim 10-12 mln lekë po na i dhanë. Burimi i vetëm është toka"

Të njëjtin shqetësim ndan edhe Isai për tokën e trashëguar brez pas brezi. Çmimin e shpronësimit e cilëson qesharak ndërsa thotë pas tokën nuk ka jetë.

Isa Lamuça, Banor: "Jam 62 vjeç, jam pa pension bashkë me gruan dhe ushqehemi këtu. Asnjë metër nuk më le mua, ma marrin të gjithë. E kam me letra."

Në total janë rreth 95 parcela që do të preken nga ndërtimi i inceneratorit dhe sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë vlera e tyre shkon në 322 milionë lekë. Por përveç tokës, banorëve të Sharrës do iu merret edhe uji, i vetmi burim që kanë.

Sipërfaqja që do të shfrytëzohet për inceneratorin është rreth 120 hektarë, pasuri e patundshme e 240 banorëve. Këta të fundit kanë dorëzuar në Ministri një peticion me firmat e tyre ku kundërshtojnë në mënyrë kategorike marrjen e tokave. Si përgjigje iu eshte derguar ky dokument nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, me firmën e zvendesministrit Artan Shkreli, dokument që i njofton për shpronësimin. Banorët thonë se nuk kanë asnjë informacion mbi ecurinë e procesit por shprehen të vendosur se në tokën e tyre nuk do të ketë asnjë ndërtim dhe se do ta trashëgojnë atë tek fëmijët ashtu si të parët ua kanë trasheguar atyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/inceneratori-i-sharres-banoret-kundershtojne-cmimin-e-shpronesimit
Recommended