Ora News - Kundërshtojnë marrjen e banesave, banorët tek "Petro Nini" shtrihen në rrugë

  • 5 years ago
#oranews

Një incident ka ndodhur pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi" aty ku pronarët kundërshtojnë vendimin për marrjen e dy banesave nga një firmë ndërtimi.

Banorët janë shtrirë në rrugë, në shenjë proteste.

Nga banorët mësohet se ata janë në konflikt me një firmë ndërtimi, e cika ka fituar procesin gjyqësor, i cili ka nisur 22 vite më parë.

Në këto dy banesa jetojnë 15 persona, të cilët thonë se pronat i kanë blerë nga shteti dhe i kanë të legalizuara.

Ndërkohë në një nga banesat ka rënë edhe një zjarr, arsyet e të cilit ende nuk dihet.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca, e cila ka marrë një grua, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Forcat të shumta policie ndodhen pranë banesave, ku edhe janë shoqëruar disa persona, për tu marrë në pyetje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prishet-banesa-prane-gjimnazit-petro-nini-luarasi-banoret-bejne-rezistence

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended