Bulevardi i Ri, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave me gurë e lopata
  • 5 years ago
#rtvora

irane- Fadromat dhe forcat e policisë nisën herët në mëngjes, (8 prill) aksionin për shembjen e 38 banesave, për ti hapur rrugë vazhdimit të bulevardit të ri në Tiranë. Prezenca e tyre vuri në alarm banorët të cilët dolën për të bllokuar rrugën.

Me lopata dhe gurë ndër duar banorët u shprehën të vendosur për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Disa gra të zonës u vendosën pranë fadromës, por u larguan prej aty nga forcat e policisë. Për të mos lejuar ndërhyrjen e forcave të rendit të rinjtë u vendosën mbi taracat e shtëpive, duke qëlluar me gurë drejt efektivëve. Të tjera sende të forta u hodhën dhe prej protestuesve.

Si pasojë e goditjeve u thyen edhe mburojat që efektivët përdorën për të shmangur sendet e forta që hidheshin drejt tyre

Banorët kërkuan shpronëzimin e objekteve para nisjes së punimeve të bulevardit të ri

"Duam shtepia te vleresohet ose te mbrohet me gjak. Duam djersën tonë. Të na japin shpronësimin dhe ne dalim"

Protestës iu bashkuan edhe protestuesit e Unazës të cilët u bllokuan fillimisht prej policisë. Pas mbi 2 orë rezistencë efektivët dhe IKMT u tërhoqën, teksa banorët shprehën shqetësimin se do të rikthehen

Për zgjidhjen e situatës bashkia u ka lënë familjeve mundësinë e banesave sociale. Ndërsa mësohet se objektet e parashikuara për tu shembur janë skualifikuar nga procesi i legalizimit e për pasojë nuk mund të përfitojnë shpronësim.

Per me shume lexoni: http://oranews.tv/article/bulevardi-i-ri-banoret-kundershtojne-prishjen-e-banesave-me-gure-e-lopata
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended