Report TV - Dita e Mjedisit/ Rama sjell shembullin e transformimit të Sharrës
  • 4 years ago
Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë dhënë mesazhe që lidhen me ndotjen e mjedisit. Kreu i qeverisë sjell shembullin e Sharrës, që sipas tij i dhanë fund zonës kanceroze të kryeqytetit.

Rama thotë se projekti i Sharrës ende nuk ka përfunduar, por që parasheh transformimin e plehrave në energji elektrike dhe transformimin e asaj plage të tmerrshme mjedisore, në një prej parqeve më të bukur të vendit për familjet e për fëmijët."A ju kujtohet Sharra famëkeqe e deri pak vitesh? Sharra e plehrave që ngrinte çdo muzg renë e tymit mbytës mbi zonën e Kombinatit; Sharra e romëve, gra, pleq, fëmijë, që si në filmat bardhezi nga Afrika e dikurshme gërmonin me duar nëpër plehra dhe ku helmet gërmonin mushkëritë e punëtorëve të pastrimit e të banorëve të zonës; Sharra e ujrave ku plehrat merrnin lundrimin për në det, duke helmuar ujin e tokën ku ngeleshin e kalbeshin... Sharra pra Sharra, ajo e akuzave monstruoze për koncesionin e dhënë nga "qeveria e krimit që", medemek, "paguante miliona të cilat shkonin në xhepat e oligarkëve" a ju kujtohet?Kur erdhëm në qeveri vendosëm t'i japim fund asaj zone kanceroze në mes të kryeqytetit, që ishte një nga turpet më të mëdha të keqqeverisjes çerekshekullore! Sapo fituam mbrapsht edhe Bashkinë e grabitur të Tiranës, nisëm punën për të shpëtuar Tiranën nga Sharra dhe Sharrën nga ferri i plehrave të kryeqytetit të Shqipërisë...
Recommended