Ora News - Gjimnazi i Gjirokastrës pamje të re në 95-vjetorin e themelimit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 95- vjetorin e themelimit, Gjimnazi "Asim Zeneli" në Gjirokastër do të shkëlqejë sërish. Shkolla e cilësuar simbol, po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë falë një financimi prej 834 milion lekësh! Nxënësit do të rikthehen aty në semestrin e dytë.

Në 95-vjetorin e çeljes, Shkolla ?Asim Zeneli? në Gjirokastër do të ketë një pamje të re.

Godina po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë me një fond prej 834 milion lekësh të akorduar nga qeveria shqiptare.

Gjatë kësaj kohe, nxënësit janë transferuar në shkolla të tjera, ndërsa kryebashkiakja Zamira Rami gjatë inspektimit të punimeve tha se ata do të rikthehen aty brenda semestrit të dytë!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjimnazi-i-gjirokastres-pamje-te-re-ne-95-vjetorin-e-themelimit

Recommended