Ora News - Rikthehet qetësia në shkollën e Mengëlit, dy javë kohë për rikonstruksion

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 13 ditëve bojkot, nxënësit e Mengëlit në Elbasan u rikthyen këtë të mërkurë në bankat e shkollës. Autobusi që i çon në shkollat e qytetit këtë herë ishte plot.

Protestës maratonë për hapjen e shkollës së fshatit i erdhi fundi bashkë me zgjidhjen.

Ndërtesa po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Afati i punimeve është 15 ditë.

Banorët e Mengëlit i shtuan edhe një javë afat bashkisë për këtë ndërhyrje, por paralajmëruan se në rast të kundër do ti rikthehen protestave.

Por protesta e së martës kur rruga nacionave u bllokua për 6 orë, tashmë veçse çështje e autorieteve është bërë edhe politike.

Partia Demokratike, kallzoi Policinë e Elbasanit për tejkalim kompetencash dhe dhunim të fëmijëve në protestë, ndërsa Taulant Balla tha se organizatorët do të mbajnë përgjegjësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthehet-qetesia-ne-shkollen-e-mengelit-dy-jave-kohe-rikonstruksion

Recommended