Rikthehet debati për maskat/ Mbajtja e tyre për një kohë të gjatë burim infeksioni - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komiteti Teknik ende nuk ka vendosur nëse mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme për këdo dhe në çdo ambient, por anëtarë të tij thonë se ato janë mjete mbrojtëse, që nuk duhen neglizhuar në asnjë rast, nga secila moshë. Qëndrime të tilla vijnë edhe pse në botë ka ende debat e dilema mbi faktin se sa të mbron maska nga virusi dhe çfarë problemesh mund të sjellë ajo për personat që i përdorin me orë të zgjatura.?EUGENA TOMINIINSTITUTI I SHENDETIT PUBLIKKy protokoll i ri do te jetë i detyrueshëm për të gjithë, në të gjithë ambientet e mbyllura që përfshijë të gjitha institucionet publike dhe jo publike, ndërmarrje me shumë punonjës, të gjitha ambientet që kanë sipërfaqe të kufizuara, pavarësisht respektimit të distancës 1,5 metra, duhet të mbajnë maskën në mënyrë të detyrueshme është një element i domosdoshëm që do të na bëjë frenim apo minimizim të transmetimit të infeksionit.?Maska përbën një kosto qe, për shumë qytetarë, mund të bëhet shumë shpejt e papërballueshme.?Maska mjekësore është për personelin shëndetësor, të krijojmë një stok për ta meqë është një sëmundje e re e pakonsoliduar me parë. Të merremi me maskat prej pëlhurave. Tashmë të marrim tek subjektet, që merren me përpunimin dhe prodhimin e maskave.?Shumë njerëz ankohen se mbajtja e maskave për 8 orë ose edhe më shumë u krijon probleme me frymëmarrjen. Madje disa kategori e kanë të pamundur mbajtjen e saj.?Kategorizimi mese kemi vështirësi në frymëmarrje, problem respiratorë ose kemi alergji nga lloji i materialit, janë disa kategori qe do të vlerësohen me kalimin e kohës për të parë nëse maskat do të jenë një element i vështirë për këto persona.?Mbajtja e maskës, sipas epidemiologeve bëhet edhe burim potencial infeksionesh.?ARTAN SIMAKUMJEK EPIDEMIOLOGDeri në 2 orë përdoret një maskë, ajo hiqet dhe përdoret maska tjetër, ndërsa maskat prej pëlhure lahen dhe mund të ripërdoren. Kanë një ngarkesë të madhe virale, duke u bërë edhe burim infeksioni.?Autoritetet thonë se një pjesë e qytetarëve e kanë neglizhuar përdorimin e maskës, si dhe masat e tjera të protokollit të sigurisë që nga fillimi i pandemisë.

Recommended