Wake Up/ Ekspertët: Mishi i kafshëve të egra në restorantet shqiptare, burim infeksioni

  • 4 years ago
Një nga fenomenet që po shënon trend rritës në vend dhe që ka shqetësuar organizatat që merren me mbrojtjen e kafshëve të egra është se këto të fundit po përdoren jashtë çdo lloj kriteri nga restorante në zona të ndryshme të Shqipërisë në menutë e tyre. Ky fenomen ndodh në përditshmëri, madje duke e reklamohet shumë hapur edhe në rrjetet sociale për të joshur klientët të cilët janë të pavetëdijshëm mbi statusin e kërcënimit të llojeve të cilat po i serviren. Veç kësaj, konsumi i këtij lloj ushqimi të panjohur, të pa certifikuar në vende të tilla mund të jetë burim sëmundjesh dhe parazitësh. Sipas të dhënave të OBSH një pjesë e madhe e sëmundjeve infektive si dhe patogjene kanë origjinë nga kafshët, duke përfshirë këtu edhe llojet e jetës së egër. Humbja e habitatit natyror bën që llojet e egra të zbresin drejt zonave të banuara duke rritur mundësitë për transmetimin dhe përhapjen e sëmundjeve zoonotike. Në menutë e këtyre restoranteve mund të gjesh lehtësisht gatime me mish kaprolli, derri i egër, lepuri i egër, si dhe lloje të ndryshme shpendësh të egër, madje në raste të caktuara, edhe ariu i murrmë, pavarësisht faktit se ndalohet në mënyrë kategorike nga ana ligjore. Por duket se edhe ligji nuk funksionon aq më tepër që ky fenomen ka qenë i pranishëm edhe kur vendi ishte i izoluar nga pandemia e KOVID-19. Për këtë fenomen folëm sot me specialistin e mjedisit pranë PPNEA (Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri)

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended