Top News - Rikthehet futbolli në Wuhan/ Banorët heqim maskat e kapin topin

  • 4 years ago
Për 3 muaj admiruesit e futbollit në Wuhan u detyruan të qëndrojnë të izoluar dhe të mos e praktikojnë sportin e tyre të preferuar për shkak të coronavirusit.


Por tani pas heqjes së masave të kufizimit në fillim të muajit prill, amatorët e futbollit të qytetit me 11 milionë banorë hoqën maskat dhe veshën sërish këpucët për t?u kthyer në fusha.

Për secilin prej tyre ishte një moment lehtësimi ai i kthimit në botën e futbollit dhe disa prej tyre kanë luajtur edhe nën dritën e prozhektorëve së bashku me miqtë e tyre. Një pjesë e mirë nuk i kishin vënë fare maskat, ndërsa disa të tjerë thjesht i i kishin ato rreth qafës

Ndërkaq, në Kinë pritet fillimi i sezonit të futbollit profesionist me ndeshjet e Super League. Dy skuadrat e qytetit Wuhan Zalla dhe Wuhan Three Towns tashmë janë kthyer në vend pas një emigrimi të detyruar në momentin e shpërthimit të pandemisë në vend. Kampionati Kinez i Futbollit ishte planifikuar të fillonte në 22 shkurt, por u pezullua për shkak të krizës sanitare.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wuhan#Footbal#TopChannel