Në 2013 e bëri vetë planin për shkollën në Kamëz/ Basha: Aty do bëheshin dy fakultete, tani pallate
  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Luzi i Kavajës akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj se pas ndërtimit të shkollës në Kodër Kamëz qëndron një aferë.

"Nuk mjafton që u kapën duke vjedhur te Unaza e Re, tani duan të prishin universitetin, do të ndërtoheshin aty dy fakultete të reja. Por shkon ky sejmeni i Ramës, Veliaj dhe thotë do ta marr unë këtë tokën. 200 metra më andej po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet shkolla dhe nuk cënohet masterplani për universitetin që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë, por jo se plani nuk është për shkollë. Kjo ishte loja. Ai do të vendosë shkollën aty që pjesën tjetër të ndërtojë pallate 10-katshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar te Universiteti i Kamzës" tha ai.

Por, pavarësisht deklaratave, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013 (dokumenti), në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha, dikur kryetar bashkie, e sot kryetar i PD-së, që lëshon akuza kundër qeverisë dhe bashkisë së Tiranës. Madje, jo vetëm kaq, por shkolla parashikohej të ndërtohej pikërisht në të njëjtin vend ku sot PD-ja proteston kundër ndërtimit të saj.

Por, më i çuditshëm është edhe fakti se Plani Urbanistik i vitit 2013 i Bashës ka marrë më parë pëlqimin dhe miratimin e vetë Jamarbër Malltezit, i cili ka bërë vlerësimin e ndikimit mjedisor të atij plani. Pra, dhëndri i Berishës, në vitin 2013 jepte OK-in për ndërtimin e shkollës në të njëjtin vend në Kodër-Kamëz, kurse sot e kundërshton këtë projekt, të firmosur po nga ai vetë, disa vite më parë.
Recommended