Ora News - Grabitja e furgonit në Vlorë, saktësohet shifra: U vodhën 19 mijë euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
19 mijë euro është shuma e grabitur mëngjesin e së martës në Qytetin e Vlorës, ku persona të armatosur e të maskuar i bënë pritë një furgoni pasagjerësh që sapo mbërriti nga Italia!

Një prej autorëve është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë identifikuar dhe janë ende në kërkim!

Disa orë pas ngjarjes në zonën e Panajasë përfundoi në pranga Armand Kuqi 29 vjeç lindur në Mamurras dhe banues ne Tirane?.

Bashkë me të u shoqërua edhe një person tjetër, që u kap në të njejtën zonë, por pas verifikimeve ai u la i lirë, pasi policia nuk provoi të ishte bashkëpunëtor i grabitjes.

Aksioni për kapjen e grabitësve i nisur prej mëngjesit të së martës ende në vijim ndërsa është shtrirë edhe në qytete të tjera vec Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, |Forcat DELTA dhe efektivë të Policisë së Vlorës vijojnë kërkimet në zonën e Panajasë, ku ata humbën gjurmët duke u futur në një pyll.

Ndërkohë kërkimet mësohet se janë shtrirë edhe në Tiranë e Fushë Krujë, ku banojnë dy autorët e dyshuar, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Policia ka dyshime se ata mund të kenë përfituar nga nata dhe mund të kenë arritur të largohen nga Vlora!

Grabitja u regjistrua rreth orës 08: 30 minuta të mëngjesit, pranë Stadiumit të Vlorës, ku furgoni i pasagjerëvë sapo kishte mbërritur nga Italia.

Autorët dyshohet se kishin informacion se në furgonin e pasagjerëve kishte shuma të konsiderueshme parash, që thuhet se janë dërgesa të emigrantëve shqiptarë që punonnë në Itali për familjet e tyre.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/grabitja-e-furgonit-ne-vlor-saktesohet-shifra-u-vodhen-19-mije-euro

Recommended