Ora News - Vlorë, dëshmitari rrëfen si maskat i grabitën 4 mijë euro

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një dëshmitar ka rrëfyer sesi maskat i grabitën 4 mijë euro mëngjesin e sotëm në Vlorë.

I moshuari po udhëtonte me furgonin Vlorë- Brindizi-Firence- Vlorë kur persona të maskuar dhe me kallshnikov i ndaluan.

"Ishin me maska. Më morën 4 mijë euro, i kishim futur në xhep. Të gjithëve u morën paratë."

Grabitësit u morën pasagjerëve rreth 50 mijë euro.

Disa minuta pasi ndodhi vjedhja u arrit të ndalohen dy persona si të dyshuar si autorë të grabitjes.

Ndërkohë që Forcat speciale, Delta force dhe policia po kontrollojne zonen ku mendohet se fshihet autori i trete i grabitjes.

Ata mendohet se janë nga Tirana dhe për të kryer operacionin kishin marrë dy makina, një benz dhe një audi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-deshmitari-rrefen-si-maskat-i-grabiten-4-mije-euro

Recommended