Ora News - Veliaj: Kopshtet publike kanë rritur cilësinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Kopshti 18? në Rr. ?Mihal Grameno?, këtë vit shkollor do të ofrojë kushte më të mira për fëmijët, por njëkohësisht ka ulur edhe ngarkesën në kopshtet e tjera përreth tij.

Kreu i bashkiës së Tiranës, Erion Veliaj tha se është dyfishuar numri i fëmijëve në këtë kopsht.

?Jam shumë entuziast sot që hapet ?Kopshti 18?, një kopësht jashtëzakonisht i rëndësishëm për mua sepse dikur ka qenë edhe kopshti im. Jam shumë i lumtur që kopshti jo vetëm është rregulluar, por i janë shtuar hapësirat me disa dhjetëra metra katrorë. Do të thotë që kemi shtuar grupet, kemi kaluar nga një kopsht me 150 fëmijë në një kopsht që tani ka thuajse 300 fëmijë?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë investimeve të realizuara nga Bashkia e Tiranës, kopshtet publike ofrojnë kushte shumë herë më të mira, duke bërë që edhe kërkesa e prindërve të jetë më e lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-kopshtet-publike-kane-rritur-cilesine

Recommended