Ora News - Veliaj dhe Lorik Cana përurojnë fushat sportive në kopshtet publike

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu
Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që nis zbatimin e një programi sportiv për të gjithë fëmijët që frekuentojnë kopshtet publike. Pas rehabilitimit dhe ndërtimit të kopshteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me fondacionin ?Lorik Cana?, ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin infrastrukturës sportive në kopshtet publike, me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të një prej këtyre fushave sportive në Kopshtin ?Xixëllonja? në Tiranë, e vendosur falë donacionit të fondacionit ?Lorik Cana?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-dhe-lorik-cana-perurojne-fushat-sportive-ne-kopshtet-publike/

Recommended