Ora News - Lala: Letra e Arta Markut për popullin si e një kryetareje partie

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja Klodiana Lala ftuar në "360 Gradë" e konsideron të pazakontë letrën e kryeprokurores Arta Marku drejtuar shqiptarëve, duke theksuar se ajo ka humbur kontaktet me prokurorët.

Lala: Prokurorja e Përgjithshme doli me një letër të pazakontë për mua. Mu duk si një kryetare partie. Nuk mundet një prokurore e përgjithshme të flasë me i "dashur populli im". Një kryeprokurore duhet të flasë me stafin e saj. Ajo i drejtohet popullit sepse ka ndërprerë të gjitha komunikimet me prokuroret. Blerim Tominaj, dy ditë më parë është nisur një hetim disiplinor për bojkot dhe jo më larg se pardje ishte përkrah kryeprokurores së krimeve të rënda në konferencë për arrestimin e grupit Bajraj. Ky prokuror ka firmosur urdhër-arrestin për një nga grupet kriminale të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lala-letra-e-arta-markut-popullin-si-e-nje-kryetareje-partie

Recommended