Ora News - Xhafaj thirrje Arta Markut: Heto Lulzim Bashen e të tjerët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku të nisë hetimet ndaj deklarimeve të opozitës lidhur akuzat e tyre se kryeministri Edi Rama dhe ai kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe të drogës përmes lojrave të fatit.

"I bëj thirrje prokurorisë të angazhohet seriozisht të marrë përgjejgësitë për të ushtruar kompetencat për të hetuar mbi këto deklarime. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Çdo kush mund të shpifë, shantazojë çdo njeri të thjeshtë apo funksionar të lartë sic është ministri i Brendshëm dhe kryeministri"

Xhafaj i quajti mashtrime akuzat e opozitës se familja e tij ka lidhje direkte apo indirekte në fushën e lojrave të fatit dhe këtë e tha se e deklaronte me përgjegjësi ligjore dhe politike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhafaj-thirrje-arta-markut-heto-lulzim-bashen-e-te-tjeret

Recommended