Nesër pretenca/ Avokatët e Shullazit letër Arta Markut: Ju tërheqim vëmendjen për këto arsye

  • 6 years ago
TIRANE-E ndërsa nesër pritet që të jepet pretenca për grupin, avokatët e Emiljano Shullazit i kanë dërguar një letër drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Renda Donika Prela dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku. Ata shprehen se anëtarët e grupit opinionit i janë servirur si përfaqësuesit më të spikatur të botës së krimit duke dëmtuar shqyrtimin e ?ftohtë? dhe të ? paanshëm? të kësaj çështjeje, ndërsa shtojnë se është dhunuar parimi madhor i prezumimit të pafajësisë.

Kjo na detyron që të tërheqim vëmendjen tuaj në këtë moment delikat, jo për të kërkuar që të ndikoni në vendimmarrjen e prokuroreve të cështjes, pasi ata janë të pavarur sipas ligjit, por, për të garantuar se në vendimmarrje ata do te jenë të pandikuar si nga opinioni i krijuar tashmë rreth personave të pandehur, ashtu dhe nga ndikime të tjera të ish drejtuesve të prokurorisë, të cilët sikundër ka rezultuar edhe në gjykimin e cështjes, kane pasur një rol negativ e nxitës të paligjshmërisë.

Avokatët e grupit të Shullazit
Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë. Refuzimi për shortin bëri që Marku të niste hetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa tre prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda.

Vala e largimeve përfshiu edhe Sokol Stojanin për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që s?pranun dosjen Shullazi. Përsa i përket seancës së nesërme, prokuroria bëri me dije në datë 21 shtator se emrat e prokurorëve të dosjes janë vendosur dhe do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës. Dy prej prokurorëve të çështjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Recommended