Shtyhet pretenca e “Shullazit” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të pestën herë radhazi, pretenca ndaj Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit të tij u shty në procesin që zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.



Asnjë prej të akuzuarve nuk ishte i pranishëm, por jashtë gjykatës masat e sigurisë ishin të rrepta. Efektivë të njësisë Shqiponja, të komisariatit nr.3 të dhe agjentë civilë të policisë së Tiranës mbikëqyrën zonën përreth Gjykatës.




Debatet në sallën e gjyqit nuk munguan. Shkak u bë zëvendësimi i prokurores Elisabeta Imeraj, nga ish- drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Imeraj është komanduar tashmë nga prokurorja e përgjithshme Arta Marku, në krye të organit të akuzës së Tiranës.



Prokurori tjetër i çështjes, Ened Nakuçi, nuk qe i pranishëm për shkak të problemeve shëndetësore.



Prokurori Hajdarmataj kërkoi kohë që të njihej me aktet e dosjes.



Por Avokatët Ravik Gurra dhe Vladimir Meçe e konsideruan të papërshtatshëm që përfaqësuesi i akuzës të ishte Hajdarmataj.



?E kemi shprehur shqetësimin për ndërhyrje të papërshtatshme të ish-drejtuesit të prokurorisë në këtë çështje.?



Avokti Gurra pretendoi se organi i akuzës është përpjekur të krijojë prova dhe jo të zbardhë çështjen.







Në fund të seancës gjyqtari Fran Prendi vendosi të shtyjë pretencën për seancën e ardhshme pas dy javësh.

Grupi kriminal që sipas prokurorisë drejtohet nga Emiliano Shullazi, akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj rektorit të universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe paraardhësit të tij Dhori Kule. Ndaj grupit rëndon po ashtu, akuza e shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndaj Ylvi Beqjes. Kjo për shkak të konfliktit mes tyre për ish- hotel ?Vollgën? në Durrës. Veç Emiliano Shullazit, si pjesëtarë të tjerë të grupit akuzohen Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Recommended