Report TV - Defekt audio në Kuvend, TV të detyrohen ta ndërpresin raportin e Arta Markut

  • 5 years ago
Televizionet ditën e sotme janë detyruar që të ndërpresin transmetimin e raportimit të Kryeprokurores Arta Marku në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë te Komisioni i Ligjeve për shkak të audios skandaloze. Kuvendi nuk garantoi kushtet teknike për punën e medias duke dështuar ne një nga misionet e saj. Nga Kuvendi nuk ka pasur asnjë zgjidhje teknike për të ndihmuar punën e gazetarëve duke sjellë kështu ndërprerjen e transmetimit të raportit.

Seanca me Arta Marku është organizuar brenda sallës së grupeve parlamentare, e vetmja që nuk ka asnjë sistem audio. Ne data 29 prill Kuvendi ka shpallur për herë të dytë një tender prej 7 milionë lekë të reja (tenderi i parw ka dështuar), pikërisht për të furnizuar edhe këtë sallë me sistem audio dhe video.

Seanca me Arta Markun që duhet të raportonte mbi gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri u vendos pikërisht në sallën që nuk garantonte asnjë kusht teknik: mikrofon të montuar atje (dhe që kanë rezultuar me defekt duke detyruar televizionet ta ndërpresin transmetimin live) janë marrë nga materialet e nxjerra jashtë përdorimit që kishin mbetur në magazina. Një vendim shumë i çuditshëm duke llogaritur rëndësinë dhe argumentet e trajtuara.

Mbetet mister investimi kolosal që u bë para 1 viti për sistemin audio dhe video në salla e seancave të kuvendi dhe 9 salla ku mblidhen komisione parlamentare. Në fakt projekti prej 460.000 euro u financua nga Bashkimi Europian, por pavarësisht faktit që punimet kanë mbaruar prej kohësh, ende sistemi nuk është marrë në dorëzim nga Kuvendi dhe Ministria e Financave nuk e ka paguar kontraktorin.

d.ba

Recommended