Ora News - Seanca nis me debat, Gjuzi: Po flasim vetëm një herë, Ruçi: Nuk je në mbledhje partie

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Seanca e sotme plenare (23 korrik), nisi me një debat midis deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi.

Në fjalën e tij, Gjuzi u ankua se deputetët po flasin vetëm një herë në kuvend, dhe kërkoi më shumë kohë.

Kujtim Gjuzi: ?Ne kërkojmë të flasim këtu. Kërkojmë dhe bëjmë kërkesën zyrtarisht te administrata dhe administrata, thotë se krytetari ka thënë, vetëm një herë do flasin deputetët. Ku është e shkruar në rregullore? Ne kemi pasur një kontakt me Taulant Ballën, për arsye se ka kontaktuar vetëm partitë e breg lanës siç i quaj unë, pra lëvizje jashë parlamentit.

?Edhe kur vijnë brenda parlamentit, 8 partitë politike, plus tre që janë PS edhe dy të tjera që nuk janë me ne, anashkalohen. Pse e anashkaloni këtë? Ligji për partitë politike bëhet, jo për individë. Ketu kemi jo vetëm shkelje të procedurave por edhe ngecje. Nëse doni sherr, nëse doni probleme, mos kujtoni se jemi gati për sherre, po ne e kthyem parlamentin në parametra.??

Ruçi iu përgjigj Gjuzit duke i thënë se sipas rregullores, deputetët kanë të drejtës e fjalës 1 minutë e gjysmë, dhe se seancat plenare nuk janë si mbledhjet e partive.

Gramoz Ruçi: ?Përsa i përket kohës, e kam thënë edhe më parë, deputetëve u takojnë 1 minutë e gjysëm të flasë, ti mund të duash shumë gjëra. Deputetëve të pavarur nga 1 minutë e gjsyëm jua kam kaluar në dy minuta. Përsa i përket asaj që ngrite për sekretarin Balla, këtu nuk jemi në mbledhje partish por në kuvend.?

Në seancën e sotme pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/diskot-e-pishinat-me-mik-deputetet-nuk-mbyllen-valteri-i-kerkon-te-nderhyje-ruci-mirekuptoni-qeverine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended