Ora News - Kryemadhi: Xhika u godit politikisht, PS-së i doli LSI e Elbasanit jashtë parashikimeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lajmëroi strukturën e saj në Elbasan se opozita nuk ka më marrëdhënie me parlamentin pasi ky institucion është braktisur nga qeveria.

Kryemadhi: Tashmë marrëdhënia e opozitës me Parlamentin e Edi Ramës nuk ka më asnjë lloj kuptimi. Nuk është opozita ajo që e bojkoton Parlamentin, por është maxhoranca ajo që ka bojkotuar Parlamentin. E ka bojkotuar Parlamentin për sa i përket të gjithë angazhimit të saj në marrëdhënie me qytetarët.

Duke folur për rritjen e simpatizantëve të LSI, Kryemadhi tha se goditja e kësaj partie nga qeveria Rama është e lartë dhe shembull për këtë është ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, për të cilin kryetarja e LSI-së është e bindur se u godit politikisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-xhika-u-godit-politikisht-ps-se-i-doli-lsi-elbasan-jashte-parashikimeve

Recommended