Ora News - Kërkoi të shkojë në shkollë, Krimet e Rënda lënë në burg Klevi Likën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Klevi Likës një prej katër të arrestuarve për 3.4 milion eurot e gjetura në makinën "Toyto Yaris", i cili kërkonte lirimin me argumentin se i duhej të vazhdonte shkollën.

Kërkesa e Likës dhe avokatit të tij nuk e bindën gjykatën e cila duke dëgjuar edhe argumentat e prokurorisë vendosi të mos ndryshojë të masën e sigurisë për Likën deri në mberritjen e letërporosive nga tri shtete në të cilat ka kaluar trajleri me makinat ku u gjet sasia e madhe e eurove.

Gjithashtu prokuroria ka kërkuar edhe kryerjen e një ekspertize të automjetit, i cili transportoi edhe makinat ku u gjeten të fshehura edhe paratë. Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës është përcaktuar edhe data kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndërmjet Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, lidhur me akuzat e kryedemokratit se deputeti socialist ishte garant i shumës së 3.4 mln eurove që u gjetën në një automjet "Toyota Yaris" në Portin e Durrësit, do të zhvillohet në 10 tetor në orën 09:30.

Çështja do te gjykohet nga gjyqtari Gerd Hoxha. Padia e parë që do shqyrtohet është ajo për shpifje, Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist si garantues të 3.4 mln eurove që u kapën në "Toyota Yaris".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kerkoi-te-shkoje-ne-shkolle-krimet-e-renda-lene-ne-burg-klevi-liken

Recommended