Report TV - ‘Më lironi se jam sëmurë’/ Krimet e Rënda lënë në burg ish-zyrtarin e ARRSH
  • 6 years ago
TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg Albens Alite, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, i arrestuar disa muaj më parë. Avokati i tij, Besnik Çerepja kërkoi për të disatën herë për klientin e tij ndryshimin e masës së sigurisë, pra lirimin nga burgu, me arsyetimin se ?është sëmurë dhe nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore?.

Por gjykata vendosi që të refuzojë kërkesën duke e lënë në burg. Albens Alite, Aksel Qurduka dhe ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika u arrestuan në shkurt të këtij viti me akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan, e nisur që në 2008, por ende e pa përfunduar. Albens Alite është arrestuar, pasi prokurorët dyshojnë për ?korrupsion? dhe ?shpërdorim detyre? për rrugën Elbasan-Tiranë, për një dëm ndaj shtetit që Krimet e Rënda e llogarisin në rreth 80 milionë euro.

Ndërkohë që për këtë dosje janë marrë në pyetje edhe dy ish-ministra të Transportit, Haxhinasto dhe Dervishaj, në datë 26 qershor është liruar nga burgu Dashamir Xhika. Krimet e Rënda vendosën që të ndryshojnë masën e sigurisë për ish-kreun e ARRSH nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Recommended