Ora News - Ligji 7501 pezullohet në Gjirokastër, toka mbetet e pandarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbatimi i ligjit 7501 në zonën e Gjirokastrës vazhdon të mbetet ende një mision i pamundur, deri tani 27 vite pas nisjes së reformës vetëm 1/3 e sipërfaqes së tokës bujqësore është ndarë, teksa që prej vitit 2008 në të gjithë tërritorin me 7 bashki janë dhënë vetëm 66 AMTP Akte të marrjes së tokës në pronësi.!

Kjo situatë zvarritjeje ndër vite, për prefektin Astrit Aliaj ka nxitur braktisjen e tokës dhe mungesën e investimeve në Bujqësi.

Aliaj: Ne duam ti japim një shtytje këtyre bashkive për të analizuar dhe ndjekur hap pas hapi plotësimin me AMTP të njerëzve që aktualisht mund ti kenë marrë, por nuk i kanë me çertifikatë.

Për vitin 2018 vetëm dy tituj pronësie janë dhënë për tokën në të gjithë qarkun. Kryeregjistruesi Florian Taçi thotë se situata kërkon staf të kualifikuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjirokaster-mijera-fermere-jane-perdorues-te-tokes-jo-zoterues

Recommended