Ora News - Kruja mbyll hesapet me guroret, pezullohet aktiviteti i 12 subjekteve të fundit

  • 5 years ago
#oranews

Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi se pas hetimit një mujor, task-forca e ngritur nga katër Ministri ka propozuar revokimin e lejeve për 12 subjektet e fundit që ushtrojnë aktivitetin e guroreve në malin e Krujës.

Klosi: Përfundon kontrolli i plotë i guroreve në Krujë, për 30 vite është shfrytëzuar pa asnjë kriter.Pas një periudhe një mujore, task-forca i ka provozuar katër Ministrave masën e revokimit të aktivitetit për 12 subjektet e fundit që kishin mbetur dhe ushtronin aktivitet në zonën e malit të Krujës.

Ministri Klosi tha se biznesi i guroreve duhet të kuptojë së ka ardhur koha për zbatimin e legjislacionit, teksa bëri me dije se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një vend tjetër.

Klosi: Do të nisë puna për rehabilitimin e kësaj zone, është shfrytëzuar në mënyrë barbare. Shteti do të veprojë me gjithë forcën e tij ndaj çdo aktiviteti që dëmton mjedisin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kruja-mbyll-hesapet-me-guroret-pezullohet-aktiviteti-i-12-subjekteve-te-fundit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended