"Ju flet Moska": Ndryshim kurioz termi i z. Lu për reformën në drejtësi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Intervista e fundit përpara largimit e dhënë nga ambasadori amerikan Donald Lu ka tërhequr vëmendjen e drejtuesit të emisionit "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj.

Sipas Myftarajt ambasadori Lu kishte ndryshuar fjalorin për reformën në drejtësi. Në vend të fjalës reforma në drejtësi "Justice reforms" përdorte fjalën "Judicial reforms".

Kastriot Myftaraj: Në intervistën e fundit para largimit të ambasadori Lu u vunë re disa detaje interesante. Ambasadori Lu kishte ndryshuar fjalorin dhe në vend të fjalës reforma në drejtësi "Justice reforms" përdorte fjalën "Judicial reforms". Ndryshimi është shumë i madh, është thelbësor nuk është një detaj që ndryshon dicka në formë. Ndryshon thellësisht në përmbajtje. Reforma në drejtësi ka qenë gjithëpërfshirëse që përfshinte gjykatat, prokurorin, oficerët e policisë gjyqësore. Pra mes "Justice reforms" dhe "Judicial reforms" ka një dallim të madh. Reforma gjyqësore është e pjesshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-ndryshim-kurioz-termi-i-z-lu-reformen-ne-drejtesi

Recommended